Sot, në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi akademik me Tirana Business University College , me qëllim forcimin e lidhjeve ndërinstitucionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit të lartë .
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, dhe Rektorja e TBU-së, Prof. Dr. Vasilika Kume, në një ceremoni zyrtare ku u theksua rëndësia e këtij partneriteti për zhvillimin akademik dhe profesional të të dy institucioneve.
Ky bashkëpunim synon të nxisë:
• Shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve në nivelet universitare dhe pasuniversitare
• Organizimin e shkollave verore, seminareve dhe aktiviteteve të përbashkëta
• Projekte të përbashkëta kërkimore dhe akademike
• Bashkëpunimin në fushën e sistemeve të informacionit dhe komunikimit
• Iniciativa që rrisin cilësinë e arsimit dhe kërkimit shkencor
Të dy palët u zotuan për një bashkëpunim afatgjatë, në frymën e Deklaratës së Bolonjës dhe standardeve evropiane të arsimit të lartë .
Kjo marrëveshje është një tjetër hap konkret në zgjerimin e partneriteteve strategjike të Universitetit të Shkodrës me institucione të rëndësishme të arsimit të lartë në Shqipëri.