Sot, më 25 janar 2024, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Komiteti Shqiptar i Helsinkit zhvilloi forumin e diskutimit në lidhje me integritetin dhe luftën kundër korrupsionit, me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit pedagogjik.
Forumin e përshëndeti rektorja e universitetit, Prof. Dr. Rajmonda Këçira.
I ftuari i nderit, Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, iu përgjigj pyetjeve të studentëve dhe u kërkoi atyre të mos heqin dorë nga idealizmi dhe integriteti.
Në këtë forum kumtuan Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, David Beckman, Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, si dhe pedagogu Peter Saraçi, i zgjedhur nga nje grup studentesh te Fakultetit ekonomik si shembull frymezues.
Eventi u moderua nga gazetari i njohur Lutfi Dervishi.