Kjo konferencë ishte e një rendësie të veçantë pasi sot Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi“ mori presidencën e Konferencës së Rektorëve të Rajonit të Alpeve të Adriatikut dhe do ta mbajë përgjatë një viti.
Të pranishëm në takim ishin rektorja e Universitetit të Shkodrës prof.dr. Suzana Golemi, zv/Rektorja prof.as.dr. Paulina Guli, zv/rektorja për marrëdhëniet me jashtë prof.dr. Rajomonda Këçira, dr. Aurora Dibra anëtare e GA , dekanët e fakulteteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”si dhe të pranishëm online ishin Rektorë Zv/Rektorë dhe anëtarë të GA nga 30 universitete Europiane.
Përfaqësuesit e Asamblesë të pranishëm fizikisht ishin:
Prof.dr Suad Becirovic (Internatioanl University of Novi Pazar)
Prof.dr.Amela Lukac-Zoranic (Internatioanl University of Novi Pazar)
Prof.as.dr. Jasmin Dolnic (University of Klagenfurt)
Mag.dr. Eugen Banauch (Mozarteum University Salzburg)
Prof. Maurizio Manzin (University of Trento)
Vice/Rector Prof. Gordan Jelenic (University of Rijeka)
Vice/Rector Prof. Nervin Sarajlic (University of Tuzla)
Rektorja e Universiteit të Shkodrës prof.dr. Suzana Golemi në fjalën e saj përshëndetëse e konsideroi këtë konferencë si një mundësi që synon të zgjerojë rrjetet strategjike rajonale, partneritetin për kërkim shkencor dhe inovacion si dhe të rrisë mundësinë për zbatimin e më shumë projekte me partneritet europian. Duke vënë theksin tek globalizimi dhe ndërkombëtarizimi si perspektivë e Arsimit të Lartë në të ardhmen, prof.dr. Suzana Golemi falenderoi për mbështjen dhe bashkëpunimin Universitetin Ndërkombëtar të Novi Pazarit që sapo lanë presidencën si dhe të gjithë anëtarët e sekretariatit të AARC për punën e bërë në koordinimin e këtij takimi të Asamblesë këtu në Shkodër.
Konferenca vijoi me diskutimet e çështjeveve specifike të paraqitura në asamblenë e përgjithshme nga Prof.as.dr. Christina Beretta nga Universiteti i Klagenfurt (on line),si çmime të AWARD, projekte të përbashkëta Erasmus+ si dhe aktivitetin e sekretariatit të AARC-së. Prof.dr.Amela Lukac-Zoranic prezantoi konferencën për studentë PhD të AARC-së, konferencë e cila këtë vit do të organizohet nga Universiteti Szechenyi Istvan (Hungari) në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës.