Me dt.24 qershor 2022 në laboratorin USIA në Universitetin Shkodër u realizua një takim mes grupit institucional të punës, studentëve e përfaqësues të biznesit. Takimi ishte lidhur me diskutimet rreth paketave 5 dhe 6 të projektit USIA dhe angazhimit të Universitetit të Shkodrës lidhur me këto dy paketa.
Si hap i parë janë identifikuar aftësitë dhe kompetencat e Universitetit të Shkodrës dhe kontributet që mund të japim si institucion në marrëdhënie me aktorët në shoqëri. Si rezultat i disa intervistave te realizuara në biznese dhe përpunimit të këtyre intervistave nëpërmjet programit të përpunimit të të dhënave të siguruar nga projekti USIA (i instaluar pranë laboratorit USIA në UNISHK) janë identifikuar problematikat e bizneseve.
Në vazhdim është identifikuar një biznes konkret me të cilin mund të bashkëpunojmë, për të krijuar një rast konkret që të shfrytëzohet si model. Janë identifikuar problematikat specifike të biznesit dhe pikat ku grupi i punës (staf USIA dhe studentë) mund të ndërhyjë për të ndryshuar. Kjo në mënyrë që biznesi të rrisë eficencën dhe efektivitetin e tij. Ky rast do shërbejë si një praktikë e mirë në të ardhmen.