Në kuadrin e projektit VALEU_X nga datat 3 - 7 maj 2022 u realizua workshop-i "Summer School & Staff Observation"

Në kuadrin e projektit VALEU_X nga datat 3 - 7 maj 2022 u realizua workshop-i "Summer School & Staff Observation", pranë Universitetit Teknik të Dresdenit (Technische Universität Dresden), në Gjermani. Në këtë event morën pjesë katër anëtarë nga stafi akademik i universitetit tonë dhe anëtarë nga pesë universitete të tjera të vendit tonë, të përfshirë në këtë projekt. Studentët tanë e ndoqën on-line aktivitetin. Gjatë këtij workshop-i u trajtuan tematikat e mesimdhënies virtuale, duke e demostruar me shembuj orësh të seminare hibride.

Gjatë kësaj jave filloi faza e realizimit të modulit pilot ndërkombëtar të mësimdhënies virtuale "International pilot VCL- Albania’s next Unicorn", në të cilin studentë nga vendi ynë dhe ato ndërkombëtare do të ndjekin modulet lëndore në mënyrë virtuale përmes platformës Microsoft Teams. Ndër te tjera, gjatë eventit u vizituan edhe ambiente të ndryshme të kampus
it të Universitetit Teknik të Dresdenit.