Sot, më 5.6.2023, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, u zhvillua një Konferencë Studentore si bashkëpunim i departamentit të Biologjisë dhe Kimisë me studentët e programeve të studimit, Bachelor në Biologji e Kimi dhe Master Shkencor në Biologji Mjedisore, te Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit tonë.
Rektorja, Prof.Dr. Suzana Golemi, ju uroi mirëserdhjen të pranishëmve dhe pergezoi studentët qe sollën fakte, analiza, diskutime, sugjerime e rekomadime dhe i inkurajoi qe te diskutojne e te japin mesazhe të vlefshme duke e ndjere edhe detyrim qe neser t’i perfshijme ne platformat tona te punes si edukuese edhe asaj kerkimore.
Mbetem me shpresën, theksoi ajo, te një diskutimi frytëdhënës në këtë Konferencë, për të siguruar një parneritet që na bën të aftë për t’i shërbyer edukimit dhe përgatitjes së brezave që do ta cojnë përpara ritmin e jetesës dhe atë të zhvillimit ekonomik në rajonin e tone.
Temat e diskutimit të studentëve sollën fakte interesante dhe mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit.
Kjo konferencë u moderua nga pedagogia e Departamentit të Biologjisë dhe Kimisë, Aurora Dibra.