Në kuadrin e aktiviteteve kulturore dhe letrare që organizon Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Departamenti i Letërsisë, zhvilloi sot te Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder takimin me poetin Preç Zogaj, me rastin e botimit të përmbledhjes poetike “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, e cila përfshin krijimtarinë më të zgjedhur të tij ndër vite, botuar nga Universiteti Evropian i Tiranës.
Në takim ishte i pranishëm rektori i Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, zëvendësrektorja, Prof. As. Dr. Paulina Guli, si dhe personalitete të fushës së letërsisë dhe artit.
Takimi u moderua nga Prof. As. Dr. Arben Prendi.
Ky takim me studentët e Universitetit të Shkodrës shërbeu edhe si diskutim për letërsinë dhe rëndësinë e të lexuarit.