Në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u çel sot, ekspozita përkujtimore në nder të akademikut Bahri Beci, me rastin e 90-vjetorit të lindjes. Ekspozita solli për publikun botime, studime dhe materiale që pasqyrojnë kontributin e tij të çmuar në gjuhësinë shqiptare.
Nga të pranishmit tërhoqi vëmendjen dhurata me vlera të rralla, për bibliotekën dhe botën akademike Doktoratura " Le systeme vocalique et consonantique du parler de la ville de Shkodra", në dy volume, Paris 1977, mbrojtur në Universitetin e Parisit, Sorbonne Nouvelle, ku me 11 janar 1978, prof. Bahri Beci është vlerësuar, " TRES HONORABLE".
Vizitorët u ndalën më pas në vitrinat ku ekspozoheshin:
- 52 tituj tekstesh mësimore, nga klasa e parë deri tek e nënta.
- 2 tituj para abetaresh, 6 tituj abetaresh etj
- metoda studimi për gjuhën shqipe nga të huajt në disa gjuhë.
- libra shkencorë etj
Nderim dhe homazh i veçantë për jetën dhe veprën e një studiuesi që i kushtoi gjithë përkushtimin gjuhës dhe kulturës shqiptare
