Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Suzana Golemi, mbajti fjalën përshëndetëse, ku theksoi se gjatë rrugëtimit të tij 65-vjeçar, USH-ja ka qenë i hapur për bashkëpunime të ndërsjella me universitete të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, theksoi se gjatë mandatit të saj si Rektore e këtij Universiteti ka pasur në qendër të vëmendjes që ta drejtojë fokusin e këtij universiteti drejt ndërkombëtarizimit të tij, i cili përfshin të gjitha aspektet e jetës universitare: kërkimin, mësimdhënien dhe administrimin.
Në fund të fjalës së saj, Prof.Dr. Suzana Golemi, shprehu bindjen se bashkëpunimi mes dy universiteteve do të jetë i suksesshëm dhe do të ketë veç arritje pozitive