Workshopi u organizua nga Universiteti “Polis” në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Departamenti i Gjeografisë, si dhe Kolegji Ndërkombëtar i Mitrovicës .
Takimin e përshëndetën:
• Eliana Lacej, Zv/Rektore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
• Bekim Mema, Drejtor i përgjithshëm për zhvillimin ekonomik, Bashkia Shkodër
• Elona Karafili, Zv/Rektore e Universitetit “Polis”
Aktiviteti tre-ditor synon të afrojë botën akademike me institucionet vendore dhe ndërmarrjet private, duke promovuar ide për zhvillim të qëndrueshëm, lëvizshmëri të gjelbër dhe forcim të konkurueshmërisë rajonale .
Zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm nënkupton përballimin e disa sfidave, por edhe krijimin e mundësive të reja për rajonin tonë .
Përgjatë ditëve të organizimit të workshopit, studentët dhe pjesëmarrësit do të punojnë në ekipe të ndara për të zhvilluar ide në fusha si:
planifikimi urban, dizajni, turizmi i qëndrueshëm dhe menaxhimi mjedisor