• Ankesa

Ndihma e parë

Sot, 19 nëntor 2025

Pranë Departamentit të Lëndëve Paraklinike u zhvillua trajnimi praktik “Ndihma e parë” me studentët e programeve të shkencave mjekësore teknike.

Si gjithmonë, sesioni u udhëhoq nga miku i studentëve dr. Gregorio Barberi, i cili ndau eksperiencën e tij profesionale me një grup prej 28 studentësh të angazhuar dhe shumë kureshtarë.

Një falënderim i veçantë për Organizatën Malteser që vazhdimisht na mbështet në zhvillimin e aktiviteteve praktike dhe të dobishme për formimin e studentëve.