Në datat 2 deri më 5 Qershor u zhvilluan ndeshjet e fazës eliminatore të kampionatit kombëtar universitar të futbollit të madh për vajza dhe djem në Tiranë të organizuara nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar.
Gjatë këtyre eliminatoreve vlen të përmendet që të dy ekipet si vajzat dhe djemtë që përfaqësuan universitetin tonë arritën fitoren duke siguruar nga një vend në finalet e mëdha të zhvilluara me datë 9 Qershor në Tiranë.
Angazhimi dhe përkushtimi i studentëve përfaqësues të dy ekipeve tona për të marrë më të mirën prej këtyre finaleve ishte maksimal dhe arritën që me ekipin e vajzave të shpallen kampion të Shqipërisë ndërsa me djemtë u arrit vetëm vendi i dytë.
Për të gjitha këto arritje një falenderim i veçantë shkon për Rektoren e Universitetit tonë prof.dr Suzana Golemi dhe të gjithë stafit universitar për mbështetjen e pakursyer dhe lehtësirat e krijuara për pjesëmarrjen e ekipeve në këtë kompeticion sportiv.
Urojmë dhe shpresojmë që rezultate të tilla të jenë gjithmonë prezente në Universitetin " Luigj Gurakuqi".