Në kuadër të Muajit të Punës Sociale, në ambientet e Departamentit të Psikologjisë-Punës Sociale u zhvillua një aktivitet i rëndësishëm për të theksuar rolin e punonjësve socialë dhe rëndësinë e mbështetjes për grupet e marginalizuara.
Aktivitetin e përshëndetën:
Elona Hasmujaj – Drejtuese e Departamentit të Psikologjisë-Punës Sociale
Arlinda Ymeri – Zëvendës-Dekane e Fakultetit të Shkencave të Edukimit
Brilanda Lumanaj – Punonjëse sociale dhe pedagoge e brendshme
Suad Arrilla – Përfaqësues i Urdhrit të Punonjësit Social të Shqipërisë për Qarkun Shkodër
Ledina Preza – Punonjëse sociale, pedagoge e jashtme dhe koordinatore e aktivitetit
Pjesëmarrësit diskutuan mbi rëndësinë e profesionit të punonjësit social dhe ndikimin e tij pozitiv në jetën e individëve dhe komunitetit.
Një moment i veçantë i aktivitetit ishte ndarja e mesazheve shpirtërore, ku të ftuarit shkruan dhe morën mesazhe të veçanta me energji pozitive.
Ky aktivitet shërbeu si një reflektim mbi vlerat e këtij profesioni fisnik dhe mbi rolin jetik që punonjësit socialë luajnë në shoqëri.