Sot më 1.11.2023, tek biblioteka e universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" u promovua libri ''Mjekësia është art, ndoshta ndër më sublimët''.
Ky libër përfshin një manual i cili është shkruar për të ndihmuar studentët që të fitojnë njohuri në fushën e emergjencës/urgjencës.
Në brendësi të këtij manuali janë protokollet të cilat përdoren për të shpëtuar jetë në vendin e ngjarjes dhe gjatë transportit të pacientit në spital.
Autori i këtij libri është Dr. Gregorio Barberi, Disaster Manager në sektorin shëndetësor në Itali; anëtar i Malteser Shqipëri, i cili ndër vite ka kontribuar në ofrimin e trajnimeve për studentët e infermierisë për emergjencat dhe maxi emergjencat.