Në kuadër të muajit të punës sociale, më 29 mars 2024, në ambjentet e Bashkisë Shkodër, Departamenti Psikologji-Punë Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Sociale, Strehimit dhe Shëndetit Publik dhe Urdhrin e Punonjësve Socialë në Shqipëri, organizoi aktivitetin “Mirënjohje për Punonjësit Socialë të Bashkisë Shkodër”.
Në këtë aktivitet morën pjesë punonjësit socialë të Bashkisë Shkodër, pedagogët e departamentit Psikologji-Punë Sociale, si dhe studentët e vitit të tretë të programit të studimit Bachelor në “Punë sociale”.