• Ankesa

Mirënjohje për kontributin e znj. Olimpia Kakarriqi!

Sot Rektori Gjuraj priti, me rastin e daljes në pension, znj. Olimpia Kakarriqi, përgjegjëse e sektorit “Arkiviste–Bibliotekare”, e cila është kujdesur me përkushtim për Fondin Albano–Ballkanologjik dhe Arkivin “Willy Kamsi”.

Me profesionalizëm e dashuri për librin, znj. Olimpia ka ruajtur, sistemuar dhe promovuar thesaret e bibliotekës shkencore të Universitetit, duke ndihmuar studiues, pedagogë e studentë ndër vite.

Ajo është autore e disa bibliografive të rëndësishme, përfshirë botimin më të ri: “Bibliografia e revistës CIRKA (1936–1939)” – 2025.

Rektori Gjuraj shprehu mirënjohjen për kontributin e saj të çmuar në shërbim të dijes dhe universitetit.