Menaxhimi efektiv i rastit në shërbime sociale

Përfundoi me sukses, trajnimi 2 ditor "Menaxhimi efektiv i rastit në shërbime sociale", organizuar më 19-20 shtator, 2024 nga Departamenti  Psikologji-Punë Sociale, në ambjentet e Bibliotekës Shkencore "Martin Camaj". Trajnerët e këtij modul trajnimi ishin Dr. Galsvinda Biba dhe Dr. Bujanë Topalli. Ky trajnim tashmë i akredituar me 5 pikë kredite nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Kujdesit Shëndetësor dhe Shoqëror (ASCK) u realizuaa në vazhdën e aktiviteteve të programit të përbashkët të OKB-së "Askush të mos mbetet pas" (LNB2), mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim i cili zbatohet nga katër agjenci të OKB-së: UNDP, UNFPA, UNICEF dhe UNWOMEN, në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin punonjës të shërbimeve sociale publike dhe private që operojnë në territorin e Bashkisë Shkodër.