Universiteti i Shkodrës dhe Universiteti Saxion nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim akademik
Shkodër, 13 Shkurt 2025 – Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mirëpriti një delegacion nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Saxion të Holandës, i kryesuar nga Janco Bonnink, Drejtor i Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë. Delegacioni u prit nga Rektori Gjuraj, Zv. Rektorja Dragusha, si dhe përfaqësues të Zyrës së Marrëdhënive me Jashtë. Pedagogia Arjeta Troshani nga Fakulteti Ekonomik ishte iniciuse dhe ideuese e këtij bashkëpunimi.
Gjatë vizitës, delegacioni zhvilloi takime të frytshme me:
• Dekanin e Fakultetit Ekonomik
• Shefin e Departamentit të Turizmit
• Përfaqësues të Departamentit të Gjeografisë
Këto takime synuan forcimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit dhe kërkimit shkencor. Në përfundim, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) që parashikon:
• Shkëmbimin e studentëve
• Shkëmbimin e stafit akademik
• Zhvillimin e programeve të përbashkëta ose të dyfishta
• Kërkime të përbashkëta shkencore
• Organizimin e trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta
Ky partneritet pritet të sjellë përfitime të shumta për të dyja institucionet, duke zgjeruar mundësitë akademike dhe profesionale për studentët dhe stafin.