Ditën e premte, më 20 tetor 2023, u zhvillua dita e dytë e trajnimit të studentëve të departamentit të mësuesisë në kuadër të projektit "Media dhe edukimi mediatik për mësuesit e ardhshëm". Në këtë takim të mbajtur nga ISHM dhe Universiteti ynë me pjesëmarrjen e gazetarit të mirënjohur z. Lutfi Dervishi dhe Lektorit të komunikimit pranë Universitetit Beder, Dr. Erlis Çela, u trajtuan me studentët tematika të tilla si: mënyrat e njohjes dhe shmangies së çrregullimeve informative, korniza e të meduarit për median, edukimi mediatik dhe te menduarit kritik.