Prej pothuajse një viti Instituti Shqiptar i Medias me financimin e Ambasadës së SHBA në Tiranë po zbaton në disa universitete Shqiptare, përfshi edhe UNISHK, projektin "Media dhe edukimi mediatik për mësuesit e ardhshëm". Ky projekt ka ne fokus Universitetet/Fakultete me programe studimi mësuesie dhe ndër të tjera synon organizimin e aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësimin e studentëve dhe pedagogëve që edukimi mediatik nuk është një lëndë që i përket vetëm programeve të gazetarisë.
Në kuadër të këtij projekti gjatë ditës së sotme, 19.10.2023 u zhvillua një takim me studentë nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit. Në këtë takim Kryeredaktori i Albeu z. Emirjon Senja i njohu studentët e shumtë të pranishëm me tematika si rrjetet sociale si shpërndarës dhe mjet për të prodhuar informacion, identifikimi i lajmeve të rreme në media dhe rrjete sociale, si dhe elementet e dezinformimit dhe si t’i dallojmë ato. Ndërsa pedagogu i Gazetarisë pranë UT, i pranishëm në takim, trajtoi tematika të tilla si Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI) si pjesë e të mësuarit për jetën dhe edukimi mediatik si alternativë për publikun. Takimi vijon ditën e premte me të tjerë personalitete dhe tematika.