• Ankesa

Më datë 19-20 Mars, 2025, pranë Fakultetit Ekonomik, Universiteti "Ismail Qemali", VLORE u Zhvillua një takim në kuadër të projektit SMART

Në ditën e parë të Takimit të Konsorciumit të Projektit SMART, të mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Vlorës, aktivitetet nisën me prezantime dhe diskutime të rëndësishme lidhur me veprimtaritë e realizuara deri më tani, si dhe ato të planifikuara për të ardhmen, në fushat e këshillimit, trajnimeve dhe konsulencës të ofruara nga 7 Qendrat e Inovacionit SMART në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Takimi rezultoi tejet impenjativ dhe frytdhënës, duke vendosur bazat për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe zhvillim të mëtejshëm të inovacionit në rajon.
Në ditën e dytë u organizua Paneli me titull: “Rrjetëzimi dhe Bashkëpunimi SMART në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, i moderuar nga znj. Mateja Geder, Koordinatore e Projektit SMART në Bashkimin Evropian, përfaqësuese e Shkollës së Biznesit DOBA në Slloveni.
Panelistët:
•    Contin Antonella, Politecnico di Milano, Itali 🇮🇹
•    Prof. Thomas Köhler, Universiteti Teknik i Dresdenit, Gjermani 🇩🇪
•    Stefano Sanna, FPM, Itali 🇮🇹
•    Dragan Gligorić, Universiteti i Banja Lukës, Bosnjë dhe Hercegovinë 🇧🇦
•    Bojana Malisic, Universiteti i Donja Goricës, Mali i Zi 🇲🇪
•    Ylvije Kraja, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shqipëri 🇦🇱

Gjatë Eventit Rajonal të Shpërndarjes së Rezultateve, diskutimi në panel u fokusua në temat thelbësore të projektit SMART, ku u theksuan:
•    Kontributi i projektit SMART në nxitjen e inovacionit, përmes funksionimit të 7 Qendrave të Inovacionit në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë;
•    Roli kyç i universiteteve në forcimin e ekosistemit rajonal të inovacionit;
•    Aplikimi i Modelit të Helikës Pesëfishe në zhvillimin rajonal;
•    Mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit përtej kufijve të Ballkanit Perëndimor;
•    Sfidat aktuale dhe perspektivat për të ardhmen në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe digjital të rajonit.
Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të rolit të institucioneve akademike në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të rajonit.