• Ankesa

Me date 16 prill 2025, në Qendrën SMART Business Hub u zhvillua konkursi për SMART IDEA – një ditë plot energji, krijimtari dhe inovacion!

AULEDA – Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal Vlorë, në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës dhe Universitetin e Korçës, organizuan eventin e prezantimit të ideve të biznesit, ku studentët patën mundësinë të ndajnë idetë e tyre përpara një jurie profesionale.

Idetë që u prezantuan ishin:

Glucoplast ⚕️

ShkodraTours 🧭

Re3 ♻️

Trash To Treasure 🗑️➡️✨

ReGlass – Riciklimi që Ndërton! ♻️🏗️

Qendra Inovacionit 3D – Përdorimi i printimit 3D për rritjen ekonomike lokale 🖨️📈

AgriAlbania SmartHub 🌱

GreenPath Consulting 🌿🧠


Pas një gare të ngushtë dhe shumë emocioneve, u shpallën fituesit:

🥇 Vend i parë: Glucoplast – do të përfaqësojë Shqipërinë në një kompeticion europian në Kretë, Greqi!
🥈 Vend i dytë: ReGlass – ide me ndikim të fortë në riciklim dhe ndërtim të qëndrueshëm ♻️🏡
🥉 Vend i tretë: Qendra e Inovacionit 3D – teknologjia në shërbim të zhvillimit lokal 🖨️🚀

Të tre ekipet fituese do të marrin pjesë në Tetor, në një konkurs ndërkombëtar në Podgoricë, Mal i Zi.

Urime të gjithë studentëve për punën e palodhur, kreativitetin dhe pasionin e treguar! Jeni frymëzim për të ardhmen e sipërmarrjes në Shqipëri! Bravo!