Ky event mblodhi ekspertë të njohur në fushën e menaxhimit të projekteve për të ndarë praktikat më të mira dhe qasjet më inovative për përmirësimin e efikasitetit në punë. Në panelin e ftuarve ishin:
Nader K. Rad – Arkitekt i Menaxhimit Minimalist të Projekteve
Frank Turley – Specialist në Zbatimin e Menaxhimit të Projekteve
Alexander Pattyn – Bashkëthemelues i CertN
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me sistemet praktike dhe minimalistike të menaxhimit të projekteve, si P3.express, të cilat ndihmojnë në thjeshtimin e proceseve dhe rritjen e produktivitetit. Diskutimet u fokusuan në mënyrat e përvetësimit të këtyre metodologjive për të përmirësuar rrjedhën e punës dhe për të arritur rezultate më të mira.
Workshop-i u realizua në bashkëpunim me P3.express, CertN, SMART Business Hub Shkodër dhe PMable, duke krijuar një platformë të vlefshme për shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave mes profesionistëve dhe studentëve të interesuar në menaxhimin e projekteve dhe biznesin SMART.