• Ankesa

Më 14 prill 2026, në ambientet e Fakultetit Ekonomik, u zhvillua një leksion i hapur nga Dr. Hendrik Bosshammer, ekonomist dhe menaxher projekti në OECD

Leksioni, me temë “Kushtet e Drejta të Tregut për Konkurrueshmëri”, solli në vëmendje rëndësinë e krijimit të kushteve të drejta dhe transparente të tregut si një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Dr. Bosshammer ndau me studentët dhe stafin akademik përvoja konkrete nga puna e OECD-së në rajonin e Evropës Juglindore, duke theksuar sfidat dhe mundësitë për forcimin e konkurrueshmërisë në vendet në zhvillim.

Në kuadër të projektit Fair Market Conditions for Competitiveness, i nisur në vitin 2019 dhe i zbatuar në Shqipëri dhe vendet e rajonit, u prezantua qasja e veprimit kolektiv që bashkon aktorë nga qeveria, biznesi, shoqëria civile dhe akademia për të luftuar korrupsionin dhe për të promovuar integritetin në treg.

Aktiviteti u karakterizua nga interes i lartë dhe pjesëmarrje aktive e studentëve, të cilët u angazhuan në diskutime mbi rolin e politikave të drejta të tregut dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për zhvillimin ekonomik.

Fakulteti i Ekonomisë shpreh mirënjohjen për Dr. Bosshammer për kontributin e tij dhe vlerëson këtë aktivitet si një mundësi të vlefshme për pasurimin e njohurive akademike dhe praktike të studentëve.