Më 26 qershor 2024 studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Departamenti i Arteve, përfunduan me sukses mbrojtjen diplomave në Bachelor të Arteve Pamore.
Në një atmosferë emocionuese dhe të hareshme studentët performuan krijimet e tyre në mediume të ndryshme. Këto diploma u udhëhoqën nga pedagogët Nirvana Baja, Erëmirë Jahja, Sidi Kanani dhe Senad Xhexhovi.
Ju urojmë suksese të gjithë studentëve në rrugëtimin e vështirë, por të bukur në botën e artit!