Siç është bërë tashmë traditë, sot në sallën e Senatit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit Studentor për vitin e ri akademik, me praninë e Rektorit, prof. dr. Tonin Gjuraj.
Në takim u diskutua për organizimin e ceremonisë së diplomimit , për hapjen e Laboratorit Gjithpërfshirës pranë Bibliotekës që do të vihet në funksion të studentëve , si dhe për gjendjen aktuale të këshillit, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të reja studentore.
Rektori njoftoi gjithashtu se shumë shpejt studentët do të kenë në dispozicion një ambient të dedikuar për mbledhjet e tyre .
Takimi u mbyll me një ftesë miqësore për të vizituar së bashku mensën e re të studentëve, mes bisedash e idesh për nisma të reja.
“Studenti në qendër” mbetet motoja që udhëheq çdo veprim të Universitetit të Shkodrës.
