• Ankesa

Mbledhja e NJSBC-së Përmirësim i Raportit të Vlerësimit Vjetor

Më datë 6 janar 2025, në sallën e Senatit, u zhvillua mbledhja e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC), me fokus në shqyrtimin dhe ofrimin e sugjerimeve për përmirësimin e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm Institucional Vjetor.

Mbledhja u drejtua nga Kryetarja e NJSBC-së Institucionale znj. Mimoza Priku. Të pranishëm ishin drejtori i Kurrikulës dhe Sigurimit të Cilësisë si dhe të gjithë anëtarët e NJSBC-së.

Gjatë takimit u diskutua për rishikimin e pyetësorëve, metoda të reja të shpërndarjes së tyre, dhe ide për përmirësimin e procesit të sigurimit të cilësisë.