Në kuadër të marrëveshjes dypalëshe mes Universiteti Powiÿlaÿski Poloni dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Shqipëri për vitin akademik 2022/2023 duke përfshirë mobilitetin e stafit mësimdhënës në kuadër të STA Erasmus+, projektit 2022-1-PL01-KA171-HED-000078591, Prof.As. Dr. Zamira Shabani nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Fakulteti I Shkencave të Natyrës, Departamenti Infermieri, ishte e ftuar për një shkëmbim mësimor në kuadër të Programit Erasmus+ për Lëvizshmërinë e Stafit Mësimdhënës (STA) kombinuar me lëvizshmërinë e stafit për trajnim (STT), për vitin akademik 2022 /2023” Erasmus+ mobility participants – Higher Education Teaching and/or training staff mobility 078591-MOB-012/STA”.
Ajo ka ofruar mësimdhënie prej të paktën 4 orësh dhe 4 orë trajnimi gjatë qëndrimit të saj në Universitetin Powiÿlaÿski Poloni, gjatë periudhës 16.05.2023-20.05.2023. Ajo ka marrë pjesë në edicionin e 5- të, të Javës Ndërkombëtare 2023 “Diversiteti Kulturor”. Gjtëtyre ditëve ajo ka marrë pjesë aktive në konferencën e X-ndërkombwtare shkencore “Face of Prosperity”, me punimin shkencor “Cilësia e jetës së pacientëve me Artrit Rheumatoid lidhur me defiçitin funksional”.
Prof.As.Dr. Zamira Shabani