Marrëveshje Strategjike Bashkëpunimi midis Universitetit të Shkodrës dhe Universitetit të Shkencave të Aplikuara Isparta

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Isparta University of Applied Sciences, Turqi. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga rektori i UNISHK, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, dhe rektori i Isparta University of Applied Sciences, Prof. Dr. Yilmaz Çatal.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është ndërtimi dhe zhvillimi i një bashkëpunimi strategjik për promovimin e shkëmbimeve akademike dhe kulturore mes dy institucioneve.

Kjo marrëveshje do të mundësojë:

• Shkëmbimin e studentëve

• Programe afatshkurtra studimi

• Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie dhe kërkim shkencor

• Projekte kërkimore dhe publikime

• Seminare dhe konferenca të përbashkëta etj..

Kjo marrëveshje shënon një hap të rëndësishëm për ndërkombëtarizimin dhe forcimin e bashkëpunimit akademik!