Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UNIVERSITETIT TË SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI” dhe INSTITUTIT TË STATISTIKAVE

Sot, më 25 gusht 2023, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UNIVERSITETIT TË SHKODRËS “LUIGJ GURAKUQI”, përfaqësuar nga Rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, veprimtaria e të cilit mbështetet në Ligjin Nr. 80/2015 "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe INSTITUTIT TË STATISTIKAVE, përfaqësuar nga Znj. Elsa Dhuli, Drejtore e Përgjithshme, veprimtaria e të cilit bazohet në Ligjin nr. 17/2018 “Për statistikat zyrtare”.

Qëllimi i bashkëpunimit mes palëve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje është për të zhvilluar cilësinë e statistikave zyrtare, proceset kërkimore shkencore, përfshirjen e botës akademike në proceset e prodhimit të statistikave zyrtare dhe statisticienëve në pasurimin e kurrikulave mësimore.