• Ankesa

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ).

Sot, më 10 tetor 2025, në Tiranë, u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit (MoU) ndërmjet Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, organizatë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.

Në emër të GIZ, marrëveshja u firmos nga Dr. Sonja Kurz, Drejtore e GIZ Albania, Dr. Irina Kausch, Menaxhere Programi (ProSEED 2.0), ndërsa nga Universiteti i Shkodrës nënshkroi Prof. Dr. Tonin Gjuraj, Rektor i institucionit.

Marrëveshja parashikon zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit, kërkimit dhe zhvillimit, shkëmbime akademike, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në fushën e diasporës me në qendër mësimin e gjuhës shqipe dhe promovimin e kulturës si pjesë e rëndësishme e diplomacisë ekonomike dhe kulturore.

Të dy palët kanë caktuar koordinatorët përkatës për zbatimin e marrëveshjes dhe komunikimin ndërinstitucional:

Për GIZ: Elteva Vertopi (Menaxhere Programi, MEG Albania, GIZ)

Për Universitetin e Shkodrës: Prof.asoc.Dr Rezarta (Hoti) Draçini dhe Prof.asoc.Dr Valbona Karakaçi.

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit dhe zgjerimit të partneriteteve strategjike të Universitetit të Shkodrës me institucione prestigjioze ndërkombëtare.