• Ankesa

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Shkodrës dhe DRAP Lezhë.

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, i përfaqësuar nga Rektorja, Prof. Dr. Blerta Dragusha, nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi institucional me Drejtorinë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Lezhë, të përfaqësuar nga z. Hasan Muça.

Marrëveshja synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet arsimit të lartë dhe atij parauniversitar, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin akademik, kërkimin shkencor dhe shkëmbimin e përvojave profesionale.

Bashkëpunimi do të përqendrohet në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore e kulturore, zhvillimin e trajnimeve, seminareve dhe leksioneve të hapura, si dhe në krijimin e mundësive për realizimin e praktikave mësimore të studentëve të UNISHK-së pranë institucioneve shkollore, në koordinim me zyrat vendore të arsimit.

Përmes kësaj marrëveshjeje, të dy institucionet synojnë të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së formimit profesional, forcimin e lidhjes mes teorisë dhe praktikës dhe zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, në funksion të një arsimi cilësor dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm institucional.