Ditën e premte, më 9 shkurt 2024, rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Prof. Dr. Rajmonda Këçira dhe Presidenti i Institutit Shqiptar të Sociologjisë, Prof. Dr. Lekë Sokoli nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi mes Institutit Shqiptar të Sociologjisë - Shoqata Sociologjike Shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Diasporë) dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Ndër të tjera, palët nënshkruese u angazhuan në mbështetjen e ndërsjellët për realizimin e misioneve të secilit institucion, për të nxitur zhvillimin e shkencave sociale dhe humane, për shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve etj., të realizuara nga anëtarë të stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të tyre.