Marrëveshje bashkëpunimi me MilieuKontakt Shqipër

Më 20 qershor 2024, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” përfaqësuar nga rektorja, Prof. Dr. Rajmonda Këçira, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me MilieuKontakt Shqipëri, përfaqësuar nga drejtorja znj. Valbona Mazreku.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përcaktimi i procedurës dhe vendosja e rregullave të bashkëpunimit dypalësh për realizimin e programeve të studimit, kurseve formuese apo manualeve përkatëse, organizimi i konferencave të përbashkëta shkencore, publikimi i materiale me fokus qëllimin e marrëveshjes, si dhe hartimi dhe zbatimi i projekteve të përbashkëta.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua për të intensifikuar bashkëpunimin për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta që kanë në fokus disa objektivat të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030.