Me date 29 mars 2023 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Burimore të Mjedisit në Shqipëri, e përfaqësuar nga zoti Mihallaq Qirjo dhe Universitetit të Shkodrës ‘Luigj Gurakuqi’ përfaqësuar nga Rektorja e Universitetit, Prof. Dr. Suzana Golemi.
Kjo lindi si pasojë e një komunikimi dhe bashkëpunimi të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe do tʼi shërbejë shkëmbimit të eksperiencave dhe njohurive, zhvillimit të nismave dhe aktiviteteve të përbashkëta në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve të klimës në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Palët diskutuan për përshirjen aktive dhe të vazhdueshme të ekspertëve akademikë, studentëve në kërkim shkencor, punë në terren si dhe hartimin e projekteve kombëtare e ndërkombëtare. Përballimi i sfidave të ndryshimeve klimatike dhe qasja e të rinjve ndaj këtyre ndryshimeve, gjetja e alternativave të qëndrueshme u bënë fokus i diskutimit në një leksion të hapur me studentët e Universitetit tonë.