Sot, më 24 korrik 2023 në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Në takim ishin të pranishëm Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof. Dr. Rajmonda Këçira, Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër, Besara Podgorica, si dhe përfaqësues të sektorit të marrëdhënieve me jashtë dhe anëtarë të grupit të punës së projektit REACH (Improving Research capacities of Albanian higher education institutions in conservation and restoration of Cultural Herirage).
Objekti i kësaj marrëveshjeje është përcaktimi i procedurave të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në lidhje me realizimin e programeve të studimit, kurseve formuese apo ekspeditave të përbashkëta në fushën e konservimit të veprave të trashëgimnisë kulturore, realizimin e praktikave mësimore për studentët, organizimin e konferencave të përbashkëta shkencore, si dhe hartimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në këtë fushë.