Në kuadër të bashkëpunimit të Fakultetit Ekonomik, Departamentit të Turizmit të USH ME "Fondacionin Partneritetit për Zhvillim" u realizua me 26 prill 2023 markimi fizik, digital dhe pastrimi i intinerarit Ura e Dejës - Kalaja e Danjës, nga studentët e turizmit udhëhequr nga pedagogët Dr. Alkida Hasaj dhe Sead Baraku, Msc.
Ky intinerarë është një nga resurset më të rendësishme tursitike të zonës me monumete historike mesjetare dhe peisazhe mahitese ku gërshetohen më së miri malet kodrinore të thepisura me qytetin dhe Liqenin e Vaut të Dejës, ujrat e lumit Drin dhe fushen e Zadrimes. Me këtë angazhim studentët e turizmit dhanë kontributin e tyre në zhvillimin e turizmit në zonen e Vau Dejës