Me datë 04.04.2025 Fakulteti Ekonomik pati kënaqësinë të mirëpresë në një leksion të hapur Prof. Daniela Zanini-Freitag nga Agjencia Austriake e Mjedisit dhe znj. Irida Haxhi nga projekti rajonal EU4Green, për të diskutuar mbi tema aktuale si Transformimi i Gjelbër dhe Ekonomia Qarkulluese.
Takimin e hapi me një fjalë përshëndetëse Zv. Dekania e Fakultetit Ekonomik, Prof. As. Dr. Ardita Boriçi, e cila theksoi rëndësinë e integrimit të çështjeve të mjedisit në formimin akademik të studentëve tanë.
Leksioni u zhvillua në mënyrë interaktive, duke nxitur reflektim dhe diskutim të hapur me studentët, të cilët treguan interes të madh për konceptet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe praktikat inovatore që lidhen me tranzicionin e gjelbër në rajon dhe më gjerë.