Në ambjentet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ambasada e Italisë në Tiranë në bashkëpunim me Departamentin e Romanistikës dhe Seksionin dygjuhësh të Gjimnazit "28 Nëntori" organizoi leksionin e hapur me temë "Grazia Deledda, una ribelle alla conquista del Nobel", mbajtur nga Rossana Dedola, pedagoge pranë International School of Analytical Psychology, Zyrih, dhe Institut Carl Gustav Jung, po në Zurih, studjuese dhe autore e shumë publikimeve, ku spikasin kryesisht tre botime mbi shkrimtaren Grazia Deledda fituese e çmimit Nobel në vitin 1926.
Të shumta qenë mendimet dhe pyetjet nga pedagogët dhe studentët e programit të studimit "Gjuhë italiane" rreth veprimtarisë letrare të Grazia Deledda-s dhe rrugëtimit të saj drejt fitimit të çmimit Nobel. Interesant ishte projekti i i nxënësve të Seksionit dygjuhësh të Gjimnazit "28 Nëntori", të cilët paraqitën realizime të shkurtëra filmike mbi romanin autobiografik "Cosima", interpretuar nga vetë ata.