Sot, me dt 7.6.2023, në Departamentin e Arteve u zhvillua leksioni i hapur me temë “KURATORI, KURIMI, KRIJIMI”
nga Ph.D. Oltsen Gripshi, Historian arti & Kurator
Studentët dhe pedagogët e pranishëm u njohën me
“Trinomin e artë” për suksesin e një artisti.
Ky ishte një leksion i hapur, që mori në shqyrtim një shumësi çështjesh si pjesë përbërëse të procesit të ndërlikuar të kuratorit, i cili kuron një ekspozitë, duke krijuar e shpërfaqur më të mirën e artistit/artistëve, atë, që jo çdokush arrinë të shohë, perceptoj dhe depërtoj përtej të dukshmes sipërfaqësore të një krijimtarie artistike. Një krijimtari, e cila falë rolit qendrore të kuratorit gjen më pas pikëtakimet e duhura me koleksionitët në merkatën dhe ankandet e veprave të artit.