Në kuadër të bashkëpunimeve të shumta të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", ditën e sotme, dt 7.6.2023, në ambientet e Biblioteka Shkencore e Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkoder u organizua një leksion i hapur.
Leksioni i hapur me Profesorin Giovanni Messina nga Universiteti i Mesinës, u zhvillua me studentët e degëve të historisë dhe gjeografisë. Tematika e leksionit ishte trashëgimia kulturore, zhvillimi i qytetit dhe vlerat e peizazhit