Leksione të hapura nga pedagogia e Universitetit të Sienës, Dr. Giulia Mascagni
Në kuadër të programit Erasmus+ COMMO për mobilitetin e stafit akademik, Departamenti Psikologji – Punë sociale pati kënaqësinë të kishte të ftuar Dr. Giuglia Mascagni, pedagoge e Departamentit të Shkencave Sociale, Politike dhe Konjitive, Universiteti i Sienës (Itali).
Gjatë javës së mobilitetit akademik, nga datat 24.04.2023 – 28.04.2023, ajo mbajti leskione të hapura për stafin akademik dhe studentet e programeve bachelor në Psikologji e në Punë sociale lidhur me tematikat e shërbimeve sociale dhe të kujdesit shëndetësor.
Kështu, me datë 25.04.2023, në sallën 308 të FSHE u mbajt leksioni me temë Social services tested by the Pandemic: highlights from a local survey, ndërsa me datën 26.04.2023 në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore të Universitetit, u mbajt leksioni me titull Changing health and care. Ideas to recalibrate the social and health intervention.
Aktivitetet u hapën me fjalën përshëndetëse të Përgjegjësit të Departamentit Psikologji – Punë sociale Dr. Visar Dizdari, dhe u pasuan nga paraqitja e leksioneve nga pedagogia e ftuar. Leksionet u ndoqën me interes nga pedagogët dhe studentët e pranishëm, dhe më pas vijuan me pyetje dhe diskutime të hapura lidhur me çështjet e trujtuara.
Gjithashtu po në kuadër të këtij mobiliteti, Dr. Giuglia Mascagni e shoqëruar nga pedagoget Dr. Bujanë Topalli dhe Dr. Adelina Kakija, realizoi vizita studimore në disa qendra të shërbimeve sociale të qytetit të Shkodrës , ndër të cilat Qendra rinore private "Arka" dhe Qendra rinore publike "Atelie". Gjatë këtyre vizitave u shkëmbyen mendime dhe ide mbi problematikat sociale që prekin moshat e reja në rajonin e Shkodrës si dhe u bashkëbisedua mbi praktikat më të mira të ndërhyrjes me programe sociale.
Departamenti Psikologji - Pune Sociale, gjen rastin të falenderojë për disponibilietin në bashkepunim Drejtoreshen e Bibliotekes Shkencore të Universitetit znj. Alketa Bekteshi, z. Marjan Lukani, menaxher i Qendres rinore "Arka", si dhe znj. Hasna Tafilica, koordinatore e Qendres rinore publike "Atelie".