Në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" u realizuan me studentët degëve të Biologjisë e Kimisë, si dhe studentët e masterit në lëndën Aspekte Mjedisore të Turizmit, leksione në gjuhën angleze nga lektor i Universitetit të Vidzeme Letoni, prof Janes Bikse. Leksionet titulloheshin: Water springs as a resource for tourism dhe Bussines travels. Leksionet kishin në fokus mjediset natyrore dhe diversitetin e tyre, vlerat dhe shfrytëzimin në aspektin ekonomik e turistik, vlerat në biodiversitet si dhe mundësinë e menaxhimit të drejtë të tyre. Studentët u shprehën mjaft të interesuar dhe diskutuan hapur për çështjet e trajtuara por edhe jashtë tyre. Më tej u vijua me diskutimet në lidhje me mundësinë e shkëmbimit të eksperiencave dhe njohurive mes studentëve si dhe stafeve akademike të dy Universiteteve tona.