Leksion mbi Integrimin Europian dhe Shtetin e së Drejtës Profesor Jean-Michel De Waele nga Universiteti Libre i Brukselit Viziton Fakultetin e Drejtësisë

Në Fakultetin e Drejtësisë, profesor Jean-Michel De Waele nga Universiteti Libre i Brukselit mbajti një leksion të hapur me temën: “Integrimi i BE-së dhe shteti i së drejtës: mësime nga raundet e mëparshme të zgjerimit”. Ky aktivitet u moderua nga Zëvendësrektorja Guli, e cila vlerësoi rëndësinë e takimeve të tilla për të ofruar perspektiva ndërkombëtare dhe përvoja akademike për studentët.

Gjatë takimit me profesorin në zyrën e tij, Rektori Gjuraj nënvizoi angazhimin e tij për ndërkombëtarizimin e UNISHK, duke theksuar rëndësinë që këto leksione kanë në thellimin e njohurive të studentëve mbi integrimin europian dhe sundimin e ligjit, duke i përgatitur ata për sfidat në karrierën e tyre juridike.