Në kuadër të Muajit Roze, kushtuar luftës kundër kancerit të gjirit, Departamenti i Lëndëve Klinike dhe Departamenti i Lëndëve Paraklinike, FSHN, në bashkëpunim me Departamentin e Mësuesisë, FSHE, organizuan një leksion të hapur me temë: “Vetekzaminimi i gjirit dhe mbështetje psikologjike e grave me kancer gjiri nën trajtim me kimioterapi”.
Prof. As. Dr. Zamira Shabani referoi temën e vetekzaminimit të gjirit, ndërsa Dr. Kilda Gusha u fokusua në mbështetje psikologjike e grave me kancer gjiri nën trajtim me kimioterapi.
Ky leksion vjen si një përmbyllje e muajit të promovimit të luftës kundër kancerit të gjirit, duke konsideruar se promovimi me studentët e mësuesisë, infermierisë, fizioterapisë dhe mamisë është një investim i sigurt në shpërndarjen e informacionit të saktë dhe shkencor