Në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, pranë Departamentit të Gjuhësisë, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, ishte i ftuar për të mbajtur një leksion të hapur gjuhëtari e albanologu i njohur, prof. dr. Bardhyl Demiraj.
Prof. Demiraj, ardhur nga Universiteti “Ludwig-Maximilian”, München, nga Gjermania, ligjëroi mbi temën: “Shqiptar! Shfaqja dhe shndërrimet e tij funksionale deri në shekullin XVIII”.
Leksioni u përqendrua tek emri etnik shqiptar, trajtuar në bashkëvajtje me kompleksin etnonimik: arbëresh/arbënesh, arbëror/arbënu(e)r, arbër/arbën, i cili u ndoq me shumë interes nga studentët e degës Gjuhë-Letërsi, si dhe pedagogë e kërkues shkencorë