• Ankesa

Leksion i Hapur në Fakultetin Ekonomik

Në vijim të bashkëpunimit shumëvjeçar mes Bankës së Shqipërisë dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, si dhe në kuadër të Javës Globale të Parasë , Departamenti i Financë-Kontabilitetit, Fakulteti Ekonomik, organizoi sot, më 21 mars, në orën 10:30, një leksion të hapur në sallën e konferencave të fakultetit.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të lëndës Paraja dhe Banka, që studentët e vitit të dytë të programit Financë-Kontabilitet ndjekin me lektor Dr. Peter Saraçi.

Referuese e këtij leksioni ishte Dr. Margerita Topalli, përgjegjëse e Sektorit të Kërkimit Makroekonomik pranë Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë.

Meqenëse këtë vit Banka e Shqipërisë feston 100-vjetorin e saj , tema e trajtuar ishte:

“100 vjet Banka e Shqipërisë: Nga historiku te sfidat e kohëve moderne në epokën digjitale dhe ndryshimeve klimatike”.

Ky aktivitet ishte një mundësi e vyer për studentët tanë, duke iu ofruar një pasqyrë më të gjerë mbi historinë dhe rolin e Bankës Qendrore në Shqipëri, si dhe mbi sfidat e kohës, përfshirë transformimin digjital dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike në sistemin financiar.