LEKSION I HAPUR në FAKULTETIN E DREJTËSISË

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, në kontekstin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) po zbaton projektin me temë: “Mbështetje për forcimin e kapaciteteve institucionale të KMD-së në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të promovuar parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit, veçanërisht në perspektivën gjinore”.

Projekti synon rritjen e njohurive të operatorëve të së drejtës për çështje të diskriminimit me bazë gjinore dhe parimit të barazisë, format e reja të diskriminimit, padinë kolektive si një nga format më të reja të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si dhe realizimin e një studimi mbi konceptin e kryefamiljarit, praktikën e mbiemrit dhe identitetit prindëror të personit.

Në këtë kontekst, të ftuar ishin studentët e fakultetit të drejtësisë dhe shkencave sociale, si pjese e procesit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe barazisë, të bëhen pjesë e leksionit me temë “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit”, i cili u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, Shkodër.

Ky trajnim mundësohet në kontekstin e Projektit “Zgjerimi i shërbimit të ndihmës ligjore falas për gratë dhe burrat në Shqipëri” (EFLAS), i cili zbatohet nga PNUD në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë dhe mbështetjen financiare të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC).