Ditën e mërkurë, datë 20.10.2022, ambasadori austriak në Tiranë, z. Christian Steiner mbajti një leksion të hapur me temë “Roli i Austrisë në Bashkimin Evropian“.
Të pranishëm në takim ishin zv/rektorja për Marrëdhëniet me Jashtë, prof.dr. Rajmonda Këçira, konsulli i nderit austriak, z. Gjergj Leqejza, përfaqësues të stafit akademik si dhe studentë të Universitetit të Shkodrës.
Z. Christian Steiner bëri një prezantim të shkurtër mbi historinë e themelimit të Bashkimit Evropian, ku u ndal mbi çështjet aktuale politike si dhe në procesin e zgjerimit të BE-së deri në ditët e sotme.
Gjatë leksionit, z. Christian Steiner, theksoi mbështetjen dhe inkurajimin që tregon Austria në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Përendimor.
Në përfundim leskioni u mbyll me diskutime e pyetje që zgjuan një interes të lartë tek studentët e pranishëm.