Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, ish-President i Republikës së Kosovës, pas një pritjeje të ngrohtë në zyren e Rektores së Univeristetit, Prof. Dr. Suzana Golemi, mbajti një leksion të hapur me temë "Pavarësia e Kosovës, shtetbërja, sfidat dhe perspektiva e saj". Ky ishte nje aktivitet i organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë. Në takim morën pjesë shumë studentë, pedagogë, si dhe personalitete të nderuara të qytetit tonë.
Fjalën përshëndetëse e mbajti Rektorja e Universitetit, ndërsa dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Dr. Gasper Koka, bëri një prezantim dinjitoz të figurës së këtij personaliteti të shquar.